Një sasi prej rreth 13 mijë eurosh të padeklaruara janë sekuestruar në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Në pranga ka përfunduar shtetasi rumuun të cilit iu gjet sasia e valutës që e kishte futur në çantën e dorës.
Njoftimi
“Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.”