Vendosni fjalën kyçe....

Ikën dritat, ndërpritet mbledhja në Komisionin e Ekonomisë pas debateve


Kryesia e Kuvendit ka mbetur disa minuta pa energji elektrike, në një kohë kur po zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Pavarësisht shkëputjes së energjisë elektrike, mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita për disa minuta.

Për ironi të fatit, në momentin kur u shkëput energjia elektrike në komisionin e Ekonomisë po raportonte kreu i OSHEE-së Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja.

Çela ka nisur të qeshë në komisionin e Ekonomisë ndërsa nuk kanë munguar edhe batutat: “Edhe aeroplani bie, edhe avioni bire, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm.”

Por kaq ka zgjatur edhe humori. Pas këtij momenti, deputeti demokrat Arbi Agalliu nisi të bënte foto, gjë që e nervozoi ministren e Energjetikës Belinda Ballukun.

 “Ti nuk bën dot foto kështu, nuk është etike çfarë po bën. Kemi ardhur në Komision për të folur për çështje konkrete dhe profesionale, nëse ti ke ardhur për të bërë foto kjo është gjë tjetër”- tha ministrja Balluku. Agalliu iu përgjigj: “Më treguan mua etikën ti?!”.

Pas nisjes së një debati mes tyre, kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Eduard Shalsi u detyrua të ndërpresë mbledhjen.