Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua me numrin dy të Talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar dhe zyrtarë të tjerë kyç për bisedime mbi situatën e fundit në Afganistan në kryeqytetin e Katarit, Doha, konfirmuan deklaratat zyrtare të martën.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të drejtuar nga Talibanët në Kabul, pala afgane tha se toka e Afganistanit nuk do të përdoret kundër Kinës dhe shpreh mirënjohjen për ndihmën e saj humanitare.
“H.E. Muttaqi i bëri thirrje palës kineze që të adresojë çështjet që kanë të bëjnë me tregtarët afganë dhe të lehtësojë eksportin e mermerit oniks, bimëve të çmuara, kajsive të thata, bajameve, fiqve të thatë, fistikëve dhe veçanërisht arrave të pishës.” – tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Qahar Balkhi.
Ai shtoi se pala afgane e udhëhequr nga ministri i Jashtëm Amir Khan Muttaqi gjithashtu i bëri thirrje Kinës që të ofrojë mundësi arsimimi për studentët afganë në Kinë.
“Ministri Wang Yi përshëndeti ndryshimet e fundit pozitive në Afganistan dhe theksoi lidhjet historike afgano-kineze, duke shtuar se Kina do të punojë në bazë të interesave reciproke të të dy vendeve dhe nuk do të ndërhyjë kurrë në punët e brendshme të Afganistanit.” – tha Balkhi.