Vendosni fjalën kyçe....

Sterrë i zi nga ndotja, pacienti i shtruar në Krujë tregon filtrin e ujit që u vjen në çezma (VIDEO)


Ndotja e ujit të pijshëm dyshohet të jetë bërë shkak për helmimin e mbi 320 qytetarëve në Krujë, të cilët kanë shkuar në spital me simptoma helmimi.

Dyshimet janë se mund të jenë përzier në kanalizime ujërat e zeza dhe uji i pijshëm.

Mësohet se në qytet ka janë dy depozita uji. Të dyja depozitat kanë qenë të mbyllura dhe të ruajtura me roje dhe kamera.

Një nga pacientët e shtruar në spitalin e Krujës, ka treguar një video që ai i ka bërë filtrit të iujit të vendosur në banesën e tij.

“Filtri i ujit në banesën time, unë e ndërroj një herë në muaj. Është shumë i ndotur. Po e le 3-4 muaj bëhet kështu.”- thotë qytetari.

Sikurse shihet në viden e mëposhtme, filtri është bërë i zi, duke treguar cilësinë e dobët të ujit që i shkon në çezma banorëve të Krujës.

I njëjti pacient thotë se kjo është një situatë e përsëritur, pasi shprehet se ka patur të njëjtat simptoma helmimi 3 muaj më parë: “Kjo ka ndodhur edhe para tre muajsh, kemi patur kështu shqetësimesh.”