Zv.kryeministri Ahmetaj i është përgjigjur deputetit të PD-së, Paloka, i cili e akuzoi më herët sot se Ahmetaj shkonte në punë me makinë Bentley.
Numri dy i qeverisë ka ironizuar Palokën teksa ka postuar fotografinë e mjetit me të cilin vajti në parlament të hënën, duke thënë se është një një Hyundai Genesis 28 mijë dollarësh e jo Bentley 270 mijë eurosh.
Ahmetaj ka shkuar më tej në reagimin e tij duke ironizuar Palokën për faktin që mban syze dhe për mënyrën e të folurit duke shkruar se lajmi ishte qorr e thuthuq.
“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq.” – shkruan Ahmetaj.