Vendosni fjalën kyçe....

Vrau burrin në tregun e Milotit, Gjykata e Apelit e dënon me 9 vjet burg Violeta Donajn


Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 9 vite burg Violeta Donajn për vrasjen e bashkëshortit të saj, tre vite më parë në Kurbin.

Në njoftimin e Gjykatës së Apelit thuhet se, Donaj u deklarua fajtore për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2008 tek tregu i Milotit, ku Violeta qëlloi 4 herë me pistoletë bashkëshortin e saj në një tezgë ku çifti shiste çdo fundjavë rroba të përdorura për të ushqyer familjen.

Donaj do të shprehej asokohe para oficerëve se bashkëshorti i saj luante bixhoz, shpenzonte shumë para, ishte xheloz dhe i dhunshëm.

Vrasja ndodhi në një kohë kur mes çiftit kishin lindur mosmarrëveshje të mëdha.  Një tregtar i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.

Për shkak të debateve të vazhdueshme me burrin, Violeta Donal ishte larguar nga banesa, duke shkuar te prindërit e saj bashkë me fëmijën më të vogël. Ditën e ngjarjes, ajo kishte shkuar bashkë me kunatën e saj në tregun e Milotit.