Pesë qytetarë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm e viktimave në 2893.
Personat që kanë humbur jetën janë një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetarë nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç.
Nga 4050 testime ditore janë gjetur 672 raste me koronavirusin e ri. Në spital po mjekohen 158 pacientë nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.