Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i 16-vjeçarit në Francë shkakton trazira, dhjetëra të rinj sulmojnë policinë


Mbi dhjetë automjete mbetën të djegura mbrëmjen e së martës në Alençon të Francës dhe policia dhe zjarrfikësit u qëlluan pasi një 16-vjeçar u arrestua i dyshuar për shitje droge.

Një grup prej rreth 20 të rinjsh dolën në rrugë në qytetin Alençon në Normandi, duke djegur makina dhe duke sulmuar personelin e shërbimeve të urgjencës me një sërë predhash dhe fishekzjarre.

“Ne e dënojmë këtë natë të dhunës urbane në Perseigne, në Alençon, në të cilën u dogjën një duzinë automjete”, tha për BFMTV, Françoise Tahéri, prefekte e qarkut Orne. Taheri shtoi se policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të stabilizuar situatën dhe është përforcuar nga xhandarët.

Zjarrfikëset dhe efektivët e policisë ndërhynë rreth mesnatës, pasi u njoftuan se disa automjete private u dogjën. Me të mbërritur në vendngjarje, ata u sulmuan nga rreth 20 të rinj të pozicionuar në vende të ndryshme përreth lagjes, sipas BFMTV. Trembëdhjetë xhandarë u dërguan si përforcime dhe përleshjet përfunduan rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Taheri tha se ishte e kënaqur që askush nuk u lëndua dhe vlerësoi ndërhyrjen e forcave të rendit.