Vendosni fjalën kyçe....

Debate në Komisionin për hetimin e zgjedhjeve/ Socialistët braktisin sallën, Alibeaj: Mbledhja vazhdon se kanë shkuar në banjë, do kthehen përsëri


Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor për 25 prillin, kanë braktisur edhe sot sallën ku po zhvillohet mbledhja në këto momente, pas shumë debatesh mes palëve.

Opozita ra dakord me kërkesën e maxhorancës që të zgjidhet Sekretari edhe pse nuk është miratuar ende rregullorja e brendshme.

Mirëpo në momentin kur nisi votimi mes shumë debatesh për miratimin e rendit të ditës, kërkesat e bëra nga maxhoranca (duke përfshirë pikën për zgjedhjen e sekretarit) u rrëzuan, duke mbetur i njëjti rend që ishte vendosur më parë.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti kërkoi fjalën për të shpjeguar votën e saj kundër, por Alibeaj ia dha fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit.

DEBATI

Blerina Gjylameti: Kam kërkuar shpjegim të votës kundër. Zoti Alibeaj kam kërkuar të drejtën time të shpjegoj votën kundër… 5 minuta pushim atëhere meqenëse doni të vazhdoni prap.

Enkelejd Alibeaj: Nuk e drejton ti këtë komision. Zoti Bardhi… Këtë Komision e drejtoj unë, i kam dhënë fjalën zotit Bardhi për të vazhduar.

Toni Gogu: Ju paralajmërova në fillim të mbledhjes, kërkoj 5 minuta pushim që mbledhja të vijë në kufijtë dhe vijën e ligjshmërisë.

Enkelejd Alibeaj: Atëhere Zoti Bardhi keni të drejtën për të folur. Mos ta konsideroj si ikje këtë ëë?!

Gazment Bardhi: Zoti Gogu, realisht ju nuk dini çfarë kërkoni, kërkoni të zgjidhni sekretarin. NJu themi zgjidhni sekretarin, ikni nga salla.

Enkelejd Alibeaj: Mbledhja vazhdon, kryetari deklaron që kuorumi vazhdon. Do vijnë, se kanë shkuar në banjo e do vijnë përsëri. Vazhdo.