Nga Telnis Skuqi
Dy vëllezër kosovarë, të dënuar më parë për terrorizëm, prej ditës së sotme u shpallën në kërkim ndërkombëtar nga policia norvegjeze, pasi dyshohen për vrajsen e studentit Hamse Hashi Adan (20 vjeç), ngjarje e ndodhur tri javë më parë në ambjente e jashte të shkollës në Oslo.
“Vëllezërit janë të njohur për policinë që më parë, ndër të tjera me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 28 qershor 2016 ku janë dënuar për veprimtari terroriste”, tha policia.
I njëjti burim saktësoi vëllezërit u dënuan për lidhje me organizatën terroriste IS.
Sipas policisë, të dy vëllezërit Avdyli janë larguar nga teritori i Norvegjësë në drejtim të Kosovës, dy ditë pas vrasjes (9 tetor 2021).
“Ne dëshironim që dy të dyshuarit të paraqitesin vetë në polici, por një veprim i tillë nuk ndodhi”, tha avokati i policisë Børge Enoksen, i cili shtoi, se: “Vrasja nuk ka lidhje me terrorizmin”.
Enoksen specifikoj se Valoni Avdyli (35 vjeç) është dënuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg. Sipas aktgjykimit, ai ka qenë luftëtar i IS.
Ndërsa, Visar Avdyli (32 vjecc) wshtw dënua me tetë muaj burg për dërgimin e parave për një organizatë terroriste. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar më parë për dhunë.
20-vjeçari Hamse Hashi Adan u qëllua jashtë shkollës Lofsrud në Mortensrud më 7 tetor.
Ai vdiq nga plagët e marra një ditë më pas.