Vendosni fjalën kyçe....

E kërkoi Basha, Rama bie dakord për komisionin e reformës zgjedhore


Kryeministri Rama ka pranuar ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes pasditen e sotme me drejtuesit e 12 qarqeve.

PD-ja i ka kërkuar PS-së votat për ndryshimet kushtetuese lidhur me tre çështje siç janë vettingu në politikë, reforma territoriale e ajo zgjedhore.

Pas daljes nga mbledhja, Rama tha se PS është e gatshme të ulet në tavolinë me opozitën e të dëgjojë propozimet e argumentet e saj për çështjet e lartpërmendura.