Vendosni fjalën kyçe....

Ishin në makinë me Aldi Ramën kur u vra nënkomisari Saimir Hoxha në Lezhë, Apeli lë në burg dy të rinjtë


Gjykata ka vendosur t’i lërë në burg pa afat dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, në momentin kur ai vrau oficerin e policisë, nënkomisarin Saimir Hoxha.

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesën e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.

Kujtojmë se dy të rinjtë ishin në makinë me 21-vjeçarin Aldi Rama kur ndodhi vrasja. Ata ishin ndaluar nga policia për kontroll, pas një operacioni anti-drogë në zonën e Ishull Shëngjinit, pranë lagunës së Vainit në lezhë kur 21-vjeçari qëlloi me armë drejt nënkomisarit.

Pak orë pas vrasjes ndërsa ishte në kërkim, Policia njoftoi se 21-vjeçari vrau veten me të njëjtën armë.