Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Pasi mori fjalën, zv.kryetari i këtij Komisioni, Toni Gogu u shpreh se që në nisje të këtij Komisioni janë shkelur ligjet. Ai i bëri thirrje kryetarit të Komisionit Enkelejd Alibeajt që t’i kthehet “logjikës” së ligjit.
“Kanë kaluar 12 ditë dhe vendimi i Kuvendit nuk po gjen zbatim. E nisët në shkelje flagrante edhe sot vazhdoni. Hartuat një rregullore sipas mendjes tuaj dhe jo sipas vullnetit të këtij Komisioni.
Kërkesat tona për zgjedhjen e sekretarit dhe miratimin e rendit të ditës janë mohuar. Ne, shumicës na u mohua e drejta e votës në Komisionin ku do të hetojmë se si qytetarëve iu mohua e drejta e votës. Sot përsërisim kërkesën tonë që t’i ktheheni logjikës së ligjit, zoti kryetar mblidhni veten dhe vini rregull sepse nuk mund të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të zgjedhjes së sekretarit të këtij Komisioni.”- tha Gogu.