Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesit fshehën sulmin seksual ndaj nxënëses në tualetin e shkollës, dënohet djali me gjini të ndryshueshme në SHBA


Nxënësi me gjini të ndryshueshme që sulmoi një adoleshente në banjën e vajzave në një shkollë të mesme në Virxhinia është shpallur fajtor për sulmin. Prindërit, të cilëve shkolla u tha se nuk kishte asnjë incident, kërkojnë falje bordi i mësuesve.

Gjyqtarja e Gjykatës për të Mitur, Pamela Brooks të hënën e shpalli fajtor adoleshentin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur pasi është nën 18 vjeç, për sodomi të dhunshme dhe seks oral të dhunshëm në lidhje me sulmin ndaj një adoleshenteje në shkollën e mesme ‘Stone Bridge në Mund. Ai do të kthehet në gjykatë për dënimin në nëntor.

Familja e viktimës ka kërkuar falje nga Shoqata Kombëtare e Bordit të Shkollës (NSBA), e cila dukej se i shante ata dhe prindërit e tjerë të shqetësuar si ‘terroristë vendas’ në një letër të diskutueshme që kërkonte përfshirjen e FBI-së, pasi dyshohet se u shfaqën kërcënime ndaj anëtarëve të bordit të shkollës.

Kjo ishte në vazhdën e mbledhjes së diskutueshme të bordit të shkollës, ku babai i viktimës së sulmit, Scott Smith, u pezmatua jashtë mase pasi mësuesit u thanë se nuk kishin dëgjuar për ndonjë sulm ndaj nxënësve në tualetet e shkollës.

Takimi u zhvillua më pak se një muaj pasi vajza e tij kishte raportuar sulmin e saj në shkollë dhe Smith ka kërcënuar se do të padisë NSBA-në për shpifje nëse nuk i kërkojnë falje atij në mënyrë specifike.