Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja BE-Poloni për emigracionin, LGBT e ndryshimet klimatike, gjykata europianë gjobit Varshavën me 1 milion euro në ditë


Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë të mërkurën se ka urdhëruar Poloninë të paguajë një milion euro (rreth 1.2 milion dollarë) çdo ditë derisa të sjellë sistemin e saj gjyqësor në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Dënimi i ashpër ishte ‘i nevojshëm për të shmangur dëmtimin e rëndë dhe të pariparueshëm ndaj rendit juridik të Bashkimit Evropian dhe vlerave mbi të cilat është themeluar ai Union, veçanërisht ai i shtetit të së drejtës’, tha gjykata me qendër në Luksemburg në vendimin e saj.

Gjoba vjen si përgjigje ndaj vendimit të diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, e cila në fillim të këtij muaji u dha përparësi ligjeve kombëtare mbi ato të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ).

Varshava dhe Brukseli kanë qenë në mosmarrëveshje që kur partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi erdhi në pushtet në Poloni në vitin 2015, duke kundërshtuar fuqimisht politikat e BE-së për migracionin, të drejtat LGBT dhe ndryshimet klimatike, ndër të tjera.

Blloku ka fajësuar udhëheqjen polake për gërryerjen e kontrolleve dhe balancave brenda gjyqësorit në vendin e Evropës Lindore prej 38 milionë banorësh, si dhe për përpjekjen për të futur sistemin e drejtësisë nën kontrollin politik.

Komisioni Evropian tashmë po i ndalon Polonisë një grant prej 36 miliardë eurosh për rindërtimin pas pandemisë, gjoba e re e GJED-së është një përpjekje tjetër e Brukselit për të nënshtruar Varshavën.