Vendosni fjalën kyçe....

Rama për tre propozimet e PD-së: Do i dëgjojmë, jemi të hapur t’i diskutojme me vullnet të mirë


Kryeministri Rama tha mbrëmjen e sotme se është i hapur për të gjitha propozimet e opozitës që janë lakuar së fundmi.

Pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit e 12 qarqeve të vendit ai tha se PS do ulet në tavolinë për të dëgjuar propozimet e palës tjetër.

“Jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë me opozitën, me vullnet të mirë. Propozimi i vitit 2018 është konsideruar jo bindës. Në tre vjet gjërat evoluojnë, nëse argumentet janë bindës ne do bëjmë më të mirën. Nuk kam asnjë koment me atë që ndodh në fushën e PD-së. Po sikur të gjithë humoristët të mblidheshin për të bërë atë që po ndodh atje, nuk do mundnin. Ne do dëgjojmë ekspertët tanë e më pas do dalim me një qëndrim për propozimet e PD-së.” – tha Rama.