Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në “Facebook” mesazhin e aktorit të njohur, Reshat Arbana, i cili u është bashkuar thirrjeve ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës së vaksinimit.
Në këtë postim, Arbana citohet të ketë thënë se të rinjtë tek të cilët ndjehet një pavendosmëri për të marrë vaksinën kundër Covid-19, duhet të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
“Ndihet, për fat të keq, një lëkundje e dëshirës për të marrë vaksinën, në gjirin e të rinjve. Dëshira ime është që të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore:
Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm – e theksoj- të fortë e të shëndetshëm.
Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur.
Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm.”- citohet Arbana në postimin e kryeministrit.