Vendosni fjalën kyçe....

SHBA lëshon pasaportat e para neutrale gjinore: Tregon përkushtimin tonë për promovimin e lirisë, dinjitetit e barazizë


Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar pasaportën e tij të parë neutrale gjinore dhe së shpejti do të lejojë çdo aplikant të zgjedhë një ‘X’ në vend të zgjedhjeve tradicionale mashkull apo femër. Komentuesit në internet u habitën jo pak e komentuan mbi zhvillimet e fundit.

Departamenti i Shtetit njoftoi lëshimin e pasaportës të mërkurën, me zëdhënësin Ned Price duke deklaruar se SHBA ‘vazhdon të ndërmarrë hapa për të treguar përkushtimin tonë për promovimin e lirisë, dinjitetit dhe barazisë së të gjithë njerëzve, përfshirë qytetarët LGBTQI+ të SHBA-së’.

Lajmi erdhi tre muaj pasi Departamenti i Shtetit u dha transamerikanëve mundësinë për të ndryshuar gjininë e tyre në pasaportat e tyre pa ofruar dokumente mjekësore për të vërtetuar shndërrimin e tyre. Në atë kohë, Sekretari i Shtetit Tony Blinken tha se zyrtarët ishin ende duke ‘vlerësuar qasjen më të mirë’ për një mundësi jobinare.