Me përfaqësuesit e qeverisë amerikane që luftojnë në Gjykatën e Lartë të Londrës për të ekstraduar Julian Assange të mërkurën, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij në një reagim në ‘Times’.
IFJ, e cila përfaqëson sindikatat e gazetarëve në mbarë botën, dënoi persekutimin e tij nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, si dhe ‘rrëfimet e besueshme të planeve’ të zbuluara së fundmi nga CIA për ta vrarë ose rrëmbyer atë.
“Këtë javë, SHBA do të përpiqet të ekstradojë Julian Assange, duke e kërcënuar atë me 175 vjet burg. Të gjitha organizatat kryesore të të drejtave të njeriut dhe të fjalës së lirë e kundërshtojnë ekstradimin e tij. Gazetaria nuk është një krim.” – deklaroi IFJ.
“Duke përfaqësuar më shumë se 600,000 gazetarë në mbarë botën, ne bëjmë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe dënojmë zbulimet e fundit të një komploti të CIA-s për ta vrarë ose rrëmbyer atë.” -përfundoi deklarata.
Gjatë apelit të gjykatës amerikane të mërkurën, u raportua se Assange nuk ndihej mirë për sa i ëpërket gjendjes së tij shëndetësore. Megjithatë, ai u shfaq përfundimisht përmes një lidhjeje video teksa përpëlitej e kollitej.