Vendosni fjalën kyçe....

Vranë kushëririn pas sherrit për pronën në Memaliaj, dënohen me 37 vite burg gjithsej babë e bir


Dënohen me 37 vite burg Et’hem dhe Dino Muhajn, dy personat të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Alket Muhaj në vitin 2018.

Babë e bir ishin në masën ‘arrest shtëpie’ pas vendimit të dhënë nga gjykata më 4 qershor të këtij viti, pasi kishin kaluar afatet e qëndrimit në paraburgim. Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër vendosi sot dënimin me 37 vite burg të dy personave, duke i dhënë fund maratonës 3-vjeçare gjyqësore në ngarkim të tyre.

Sipas “Shqiptarja.com” seanca gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie duke parë se prezentë në dhënien e vendimit kanë qenë familjarë të dhe afërm nga të dy familjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj, ku dyshohet se burg Et’hem dhe Dino Muhajn vranë kushëririn e tyre për një konflikt për çështje pronësie.

Prokurori i çështjes Julijan Cafka në pretencën e tij, pati kërkuar nga 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj për kryerjen e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vjet burg për secilin për armëmbajtje pa leje dhe municione dhe nga 1 vit burg për mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve ku në total shkon nga 30 vjet burg për secilin. Por me aplikimin e nenit 55/1 të Kodit Penal për caktimin e një dënimi të vetëm Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi nga 27 vite burgim për Et’hem dhe Dino Muhajn.

Gjykatësja Blerta Cibuku ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho.

Ndonëse vendimi do ditë të zbardhet, prindërit e viktimës, e kanë kundërshtuar këtë vendim pasi sipas tyre ka favorizuar vrasësit. Sipas prindërve të viktimës, vendimi është tërësisht skandaloz pasi është lënë shtegu i lirimit të tyre pasi gjykatësja “nuk përmendi fare armën e vrasjes në asnjë rresht të vendimit dhe as nuk përmendi faktin e vrasjes me paramendim”.