Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi paralajmëron Gjiknurin: Bën mirë që të gjesh ndonjë avokat të mirë


Pas përgjigjes së ish-ministrit Damian Gjiknuri i cili hodhi poshtë akuzat për fluturime jashtë vendit nën shoqërinë e biznesmenëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ka marrë fjalën për pak çaste Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Ai i tha Gjiknurit që të përgatet të gjejë një avokat të mirë, duke e paralajmëruar kështu se do të vijë momenti të përballet me drejtësinë lidhur me rolin e tij në aferat e inceneratorëve.

“Në fakt prisja të shpjegoje këto udhëtimet me mafiozët e inceneratorëve. Prisja përgjigje për pyetjen a ke apo jo llogari të fshehtë në Maltë?

Prisja të përgjigjeshe a ke apo jo shtëpi të fshehur nën emrin e ndonjërit prej miqve të tu? I kanë marrë 400 milionë euro shqiptarëve, këta që udhëton ti me charter, me jaht, me anije, me avion, me makinë. Këta…po, po.

Ta gjej unë, ja ku e TIMS-in.

Shumë mirë që e njeh që në shkollë. Bën mirë të mos flasësh shumë se mund të të përdoren si të dhëna publike kur të thërrasin për dhënë sqarime për këtë çështje. Dhe bën mirë që të gjesh ndonjë avokat të mirë.”– deklaroi Bardhi.