Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi-Ramës: Nën drejtimin e Ardian Çelës shpenzove 70 milionë euro për luks në OSHEE, dhatë 240 milionë euro tendera pa garë


Deputeti i PD-së, Bardhi, akuzoi kryeministrin Rama se qeveria e tij ka shpenzuar 70 milionë euro për çështje luksi në OSHEE e po kështu ka dhënë 240 milionë euro tendera pa garë.

Gjatë fjalës në seancën plenare, demokrati theksoi se PD-ja kërkon të ngrihet një komision për të verifikuar shpenzimet në OSHEE.

Bardhi shtoi më tej se nën drejtimin e deputetit Ardian Çela, ish-kreu i OSHEE-së, institucioni është grabitur në mënyrën më të pamëshirshme.

“Nën drejtimin e Ardian Çelës, njeriut bankomat për Edi Ramën, shqiptarët janë vjedhur si në asnjë institucuon tjetër shtetëror. Ne jemi të varfër sepse jemi të vjedhur në mënyrën më të pamëshirshme të mundshme. Ne marrim sot rreth 800 milionë euro borxh, sepse këta na vjedhin tmerrësisht rëndë. Përsa kohë ka më detyrën e drejtorit të OSHEE-së, Ardian Çela ka kontraktuar 640 milionë euro. Një shumë kolosale e cila është dhënë pothuajse pa garë për kë ka dashur bankomati i Edi Ramës dhe Edi Rama. Janë 640 milionë euro, gati sa borxhi që marrim sot, të cilat janë dhënë pa garë fare ose me garë fiktive me vlerën më të lartë të mundshme. Po përmend vetëm pak të dhëna që tregojnë sa thellë është zhytur në korrupsion OSHEE, për të cilën sot shqiptarët po marrin 200 milionë euro borxh.

Për periudhën 2015-2021 janë zhvilluar  1277 procedura prokurimi. Vlera e kontratave rreth 640 milionë euro pra sa 97% e vlerës së fondit limit. 41% procedurave të prokurimit janë me një operator – pa garë, me vlerë totale 235 milionë euro. 26% e procedurave janë shpenzime luksi, me vlërë rreth 70 milionë euro, ku nga këto vetëm për:

  1. Automjete dhe karburant – 34 milionë euro
  2. Rikonstruksion zyra dhe godina – 8.4 milionë euro
  3. Shërbim ruajtje- 23.5 milionë euro

Keni shpenzuar 34 mln euro, 8.4 mln euro për rikonstruktim zyrash, 23.5 mln euro për ruajtje fizike, sot keni dëgjuar shumë shifra nga të dyja palët,mund të jeni hutuar, dhe të na shihni me mos besim, ata që ju vjedhin janë këtu në qeveri, ai që ju ka ngarkuar me 4 mld euro borxh pa jua dhënë mbrapsht për rroga më të karta apo shërbime më të mira në spitale. 240 mln euro tendera janë dhënë pa garë, 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE. Kërkoj të ngrihet Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE.” – tha Bardhi.