Askush nuk mund ta gjejë këngën e Bryson Grey, ‘Let’s Go Brandon’ në YouTube ose Instagram, megjithatë kënga rep që përdor frazën meme për të kritikuar presidentin amerikan Joe Biden është rritur me shpejtësi duke u bërë më popullorja në iTunes.
“Unë as nuk shaj, dhe jam reperi më i censuruar në botë. Si eshte e mundur?” – tha Grey, duke komentuar faktin se YouTube fshiu këngën e tij.
Platforma e videove në pronësi të Google pretendon se tekstet e tij përmbajnë ‘dezinformata mjekësore’ në lidhje me pandeminë e koronavirusit ndërsa Grei e quan atë censurë.
Titulli i këngës vjen nga një meme, e krijuar në fillim të tetorit kur një gazetare sportive e NBC-së u përpoq të shtrembëronte faktin se turma në një garë NASCAR po këndonte ‘F**k Joe Biden’ duke thënë se ata po thërrisnin ‘Let’s go Brandon’.
“Ata po luajnë me fjalën tonë të lirë.” – tha Grey.
Ai e përshkroi sjelljen e administratës Biden si me atë të një diktature.