Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez, duket se do të ngarkohet të rikthejë klubin e tij të fëmijërisë në majat e futbollit spanjoll e tij europian, pasi raportet sugjerojnë se ai është gati të marrë ‘frenat’ në ‘Camp Nou’.
Raportime të shumta të enjten kanë thënë se Xavi, 41 vjeç, do të zëvendësojë Ronald Koeman që në fillim të kësaj fundjave, teksa holandezi duket do paguajë humbjen më të fundit, atë ndaj Vallecano-s në mesjavë, që erdhi pas humbjes në derbin ndaj Realit të Madridit.
Prezultatet e Koeman te Barcelona ishin të mjerueshme. Ai mundi të renditej në vendin e tretë në kampionat sezonin e shkuar ndërsa u eliminua nga Liga e Kampionëve në turin e 1/16-ave nga PSG-ja.
Tani për tani, ekipi do drejtohej përkohësisht nga trajneri i Barcelona B, Sergi Barjuan.