Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet Eurobondi 700 milionë euro e huaja 200 milionë euro për OSHEE-në, abstenon opozita


Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme Eurobondin si dhe huanë për OSHEE-në lidhur me krizën energjitike që paralajmëroi kryeministri Rama.

Në një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 10 orë, deputetët kanë miratuar me 78 vota pro, 4 kundër e 33 abstenim projektligjin për Eurobondin me vlerë 700 milionë euro.

Deputetët e PD-së e kundërshtuan gjatë diskutimeve të tyre Eurobondin pasi sipas tyre ai do e rëndojë edhe më shumë borxhin publik si dhe do rëndojme 78 vota pro, Kuvendi miratoi edhe huanë prej 200 milionë euro për OSHEE-në për përballimin e krizën energjitike që ka paralajmëruar kreu i qeverisë.

Ndërsa huaja për OSHEE-në u miratua me 78 vota pre, 3 kundër e 36 abstenim.