Vendosni fjalën kyçe....

Nga shitja e drogës te dhuna në familje, 8 të arrestuar në Tiranë


Në orët e fundit në kryeqytet janë arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale.

Kështu mësohet se dy të rinj u vunë në pranga pasi në banesën e 38-vjeçarit me iniciale E.K. policia gjeti një sasi kokaine dhe kanabisi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K, 38 vjeç dhe E. Gj, 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës të shtetasit E. K, në të cilën u konstatua dhe shtetasi E. Gj, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë u arrestua një 46-vjeçar me iniciale A.K. pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Të tjerë të arrestuar lidhur me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa po hetohet edhe lidhur me një tentativë për të djegur dy mjete të parkuara në Lundër.

Detajet e Policisë:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K, 38 vjeç dhe E. Gj, 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës të shtetasit E. K, në të cilën u konstatua dhe shtetasi E. Gj, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 64 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. M, 39 vjeç, E. R, 28 vjeç dhe A. V, 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
  2. Ç, 24 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë jashtë rruge;
  3. K, 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.