Vendosni fjalën kyçe....

“Për cilësitë e mia pyet Damian Gjinkurin, mos më fol si militant Lushnje” – Xhaferraj nuk i duron më batutat e Ramës, Basha e kritikon


Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj u nervozua me përmendjet e njëpasnjëshme nga kryeministri Edi Rama lidhur me një deklaratë të tij vite më parë ‘kur premtonte se do të përmirësonte cilësinë e diellit’.

Xhaferraj i prekur, i tha Ramës se i kishte rënë klasi pasi sot i përgjigjet me të njëjtat batuta si një militant në Lushnjë. Lidhur me cilësitë e tij, ai i tha kryeministrit të pyeste Damian Gjiknurin.

“Është e vërtetë që dikur kryeministri ka qenë më me klas, pasi sot ma përmendi edhe cilësinë e diellit, si ndonjë militant socialist në Lushnjë. Lidhur me cilësitë e mia mund të pyesësh Damian Gjiknurin që erdhi pas meje në shkollë në SHBA dhe i di cilësitë e mia të performimit. Ajo që unë doja të ngrija me shqetësim është se ku e kemi degraduar shtetin.”- tha Xhaferraj.

Pas kësaj ndërhyri me njëherë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili “kritikoi”Xhaferrajn se nuk duhej të ofendonte fermerët e Lushnjës duke i krahasuar me kryeministrin Rama.

“Ju tërheq vërejtje, krahasoni një krijesë punëtore që çohet pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi pasi perëndon dielli siç janë fermerët socialistë të Lushnjës dhe Divjakës, me një krijesë që mungesën e gjumit e ka për patologji të tjera politike dhe mjekësore. Të paktën t’ i kishte thënë cilësinë e diellit krahasova dhe jo të miellit dhe e mbyllje.”– u shpreh Basha.