Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili acarohet nga debati Rama-Basha: Po bëjnë tango politike


Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, duket se e kanë shqetësuar sot Petrit Vasilin.

Ai kërkoi nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, që të respektojë rendin e ditës dhe jo debatin mes Ramës dhe Bashës, që ai e quajti “tango”.

“Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo lloj tangoje politike, që ka kohë të tjera për t’u bërë. Deklaruat që interpelanca mbyllet. Kjo rregullore nuk parashikon, përveç dy njerëzve ai që bën interpelancë dhe ai që kërkon, dhe aty interpelanca mbyllet. Së paku, bëjeni këtë sallë të funksionojë në mënyrë normale. Nuk është pronar kryeministri, që thotë e marr fjalën sa herë dua. Këtë detyrë o bëjeni, ose thoni që kjo është një anarshi. Ku ta bëjmë Kuvendin, në shkallët e Kuvendit? Se kjo ka mbetur. Mos të bëhet këtu rrumpallë parlamentare, pa rregull e asgjë. Së paku të zbatojmë rregullat, pasi mbi to nuk del asnjë në këtë sallë. Nëse doni griseni publikisht dhe thoni që kjo është salla e kryeministrit. Ju bëj thirrje ta ndalni këtu këtë çështje. Interpelanca konsiderohet e mbyllur. Hapni debatin për çështjet e rendit të ditës, lëreni rrumpallën, kthejuni rendit të ditës.”– tha Vasili.

Kryeministri Rama më pas mori fjalën dhe iu përgjigj Vasilit: “Tani Tango na ka mbetur se Baftjarin nuk e kemi në programin e partisë”.

Pak më herët, Basha ndërsa i përgjigjej Ramës ironizoi dhe e ftoi të flasë hapur nëse e ka “marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën”.

“Je bërë kaq i lexueshëm me çdo fjali të gjithë e kuptojnë ku e ke hallin. E ke hallin ti te PD? Ke hall ti se sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë mallli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Shko dhe ti në foltore zotëri ose fillo foltoren tënde bëni trekëndeshin e Bermudës dhe qani hallet bashkë të tre nëse i keni të njëtat.

Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat as të Berishës as të Metës.

As të tyre që iu rrinë nga mbrapa ju. Ti të paktën dil hapur mos u fshi.”– tha Basha.