Vendosni fjalën kyçe....

7 humbje jete, 467 raste të reja me koronavirusin e ri


Shtatë pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19.

Që prej nisjes së pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 2909.

Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qyetetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç.

Nga 3973 testime të kryera janë gjetur 467 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spitale po mjekohen 159 pacientë nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.