Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr videon në Kuvend: Rama, Berisha e Meta ‘Trekëndëshi i Bermudës’, vendi s’mund të mbetet peng i askujt


Kreu i PD-së ka shfaqur një video nga fjala e tij në Kuvend dje.

Ai ka shkëputur pjesën ku flet për të ashtuquajturin ‘Trekëndëshi i Bermudës’ që sipas tij përbëhet nga kryeministri Rama, ish-kryeministri Berisha e presidenti Meta.

Basha e shoqëron videon me mesazhin se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt dhe se fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal të askujt, i majtë apo i djathtë qoftë.

“Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë!” – shkruan Basha.

Mesazhi në video

“E ke hallin ti te Partia Demokratike. Ke hall ti se sa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?! Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën. Thuaje ta dëgjojnë të gjithë. Shko edhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni ‘Trekëndëshin e Bermudës’ dhe qani hallet bashkë të tre në qoftë se i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës.”