Ish-kryeministri Berisha iu përgjigj në dy raste ambasadores amerikane Kim gjatë foltores së Lezhës.
Fillimisht ai kujtoi deklaratën me ‘bar’ të ambasadores Kim drejtuar demokratëve duke thënë se shqiptarët nuk ia kanë pranuar barin Enver Hoxhës dhe nuk do ia pranojnë askujt.
Më tej ai tha se kishte deklaruar dikur për ambasadoren Kim se ‘kullot në livadhet e qeverisë’ duke qenë në konflikt të hapur interesi dhe sot kjo gjë po faktohet.
“Ne jemi forcë politike pro-perëndimore dhe vokacionin pro perëndimor e kemi pasur dhe do e kemi qëllimin kryesor. Ju thashë që jo vetëm do fitojmë zgjedhjet, por do vendosim marrëdhënie më të mira miqësore BE dhe SHBA ku kemi miq të shkëlqyer. Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara. Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pakkush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër uikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë.” – tha Berisha.