Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mesazh ambasadores Kim nga Lezha: Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin Enver Hoxhës, s’ia pranojnë askujt


Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane Kim, duke thënë se shqiptarët nuk ia kanë pranuar barin Enver Hoxhës dhe nuk ia pranojnë askujt.

Ai theksoi në foltoren e Lezhës se do e kishte respektuar vendimin e Bashës nëse do e kishte marrë në Këshillin Kombëtar.

Berisha tha gjithashtu se PD do ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në e BE-në.

“Ky është ai që u servirin ju si kampionë të luftës kundër korrupsionit, Ardin Dvorani. Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta. Lulzim Bashën e këshilloj që kur të kujtojë Lezhën të rrijë gjithë natën pa gjumë për besëprerjen e tij. Nëse atë vendim do e merrte duke mbledh Këshillin Kombëtar do e respektoja absolutisht. Po nuk e mori sepse ata që e mbajnë peng nuk duan mendimet tuaja. Ata që i cilësojnë takimet tona si antiamerikane janë qesharakë. Amerika është e vlerave të mëdha, e votës së lirë, e sovranitetit të kombeve.” – tha Berisha.