Berisha ka njoftuar nga Lezha se Kuvendi Kombëtar i PD-së do mblidhet më 11 dhjetor.
Ish-kryeministri kishte lajmëruar më herët se brenda pak ditësh do vendosej data e mbledhjes së kuvendit.
Një gjë e tillë është kundërshtuar vijimësisht nga kreu i PD-së, Basha, i cili ka theksuar se nuk do lejojë mbledhjen e asnjë strukture antiamerikane duke shtuar se Berisha megjithatë mund të mbledhë struktura paralele e jo ato zyrtare të selisë blu.
“Sot njoftoj se Kuvendi Kombëtar i PD-së do mblidhet më 11 dhjetor. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria.” – tha Berisha.