Covid-19 duket se po përhapet në burgun e Drenovës në Korçë. Sipas “Shqiptarja.com” plot 10 të burgosur kanë rezultuar të infektuar, ndërsa ditën e djeshme, një i burgosur është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se i dënuari me inicialet E.D. prej disa ditësh ka shfaqur simptoma, por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme.
Të burgosur e tjerë që kanë rezultuar pozitivë, kanë qenë kontakte të E.D. Ata janë karantinuar ndërsa priten edhe rezultate për të dënuarit e tjerë të burgut të Drenovës.