Vendosni fjalën kyçe....

Dy tërmete brenda pak minutash në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat dhe magnitudat


Lëkundje sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vend. Bëhet fjalë për dy tërmete, që sipas IGJEUM i pari është regjistruar me magnitudë 3.3 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra është 15 kilomentra në verilindje të Bulqizës. Thellësia e këtij tërmeti është 15 kilometra.

Ndërkohë tërmeti i dytë ishte më u fuqishëm pasi ishte me magnitudë 4.5. Tërmeti i dytë sipas IGJEUM është shënuar 12 kilometra në verilindje në Bulqizës. Ndërsa thellësia është 15 kilometra.