Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj: Pas “Sarajeve të Toptanëve” do shpronësohet dhe “Shtëpia e Libohovitëve”


Pas “Sarajeve të Toptanëve”, Bashkia e Tiranës ka një tjetër nismë përpara: shpronësimin e “Shtëpisë së Libohovitëve” që është ngjitur me pjesën e Kalasë që tashmë është restauruar.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Shpronësimi tjetër do të jetë ish-Instituti i Histori-Gjeografisë, ajo që njihet si ‘Shtëpia e Libohovidëve’ që është ngjitur me pjesën e Kalasë që tashmë është restauruar nga Bashkia e Tiranës. Dhe më vjen mirë që më në fund do të kemi disa elemente në zemër të qytetit që do të ruhen nga shteti, jo vetëm me një pllakatë, por edhe me fonde publike dhe menaxhim edhe me mirëmbajtje publike.”- u shpreh Veliaj, gjatë promovimit të vëllimit të parë të librit të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, “Tokë e premtuar”.