Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 100 milionë euro në projektbuxhetin e vitit 2022 me vlerë të përgjithshme 2 miliardë e 748 milionë euro.
Kjo është hera e parë që në buxhetin e shtetit programohet një shumë edhe për ushtrinë e vendit.
Kryeministri Kurti tha se synimi i qeverisë së drejtuar prej tij është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për ushtrinë deri në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto siç e kërkon standardi i NATO-s.
“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet mbi 100 milionë euro, apo 1.3 për qind të Bruto Produktit Vendor. Synimi është që brenda mandatit ta sjellim në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, aq sa kërkon standardi i NATO-s. Nga kursimet në paga që ka bërë menaxhmenti i ri i Agjencisë të Kosovës për Privatizim, na është mundësuar që ato mjete t’i riorientojmë në Ushtri e si rezultat do të rekrutojmë 840 ushtarë të rinj drejt përmbushjes së objektivave të transicionit.” – ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë shkruan Koha.