Kukësi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Dinamos në ndeshjen që ngre siparin e javës së shtatë të Superligës.
Kuksianët arritën të fitojnë ngushtë 1-0 në ndeshjen e luajtur në ‘Selman Stërmasi’ duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Tiranën.
Dinamo nga ana e saj ka mbetur në vendin e pestë. Nesër luhen ndeshjet Laçi-Skërnderbeu e Vllaznia-Tirana ndërsa të dielën Partizani pret Egnatian ndërsa Teuta, Kastriotin.