Vendosni fjalën kyçe....

Prezantimi i “metaverse” nga Mark Zuckerberg ndez frikë, urrejtje, habi dhe tallje


Vizioni ambicioz i Mark Zuckerberg-ut për zhvillimin e një “metaverse virtuale” dhe riemërtimin e kompanisë mëmë të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp në “Meta“, i ka bërë shumë njerëz të pyesin se çfarë do të thotë e gjithë kjo.

Ditën e enjte, Zuckerberg njoftoi riemërimin e kompanisë së tij, duke e përshkruar atë si “evolucioni i ardhshëm i lidhjes sociale”. Megjithëse teknologjitë për të realizuar “metaverse” janë ende në zhvillim dhe mund të kalojnë vite të tëra, ndryshimi i emrit hyn në fuqi menjëherë.

Meta nuk do të fshijë Facebook-un, Instagramin ose WhatsApp-in, por do të tregojë vetëm kompaninë mëmë që është përgjegjëse për të treja. Njëlloj sikur Alphabet përshembull është kompania që zotëron Google-in dhe YouTube-in.

Megjithatë, duket se kishte një konfuzion në internet, pasi njerëzit që e kanë konsideruar Zuckerberg si një armik të “demokracisë” menjëherë arritën në përfundimin se kjo ishte një përpjekje për të ndryshuar temën.

Nuk e di nëse Zuckerberg e di, por ndryshimi i emrit tënd nuk ndihmon në shmangien e fajit ligjor.”-shkroi në Twitter Zephyr Teachout, një demokrate progresive nga Nju Jorku. Ajo shtoi se Meta ishte “një emër shumë i mirë për një nga dhjetëra rrjetet sociale që do të mbeten pas ndarjes.”

Kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez tha se kjo i kujtoi asaj “një kancer në demokraci që metastazon në një makinë globale të mbikëqyrjes dhe propagandës për nxitjen e regjimeve autoritare dhe shkatërrimin e shoqërisë civile … për përfitime!”

Ndërkohë të tjerë talleshin me ribrendimin dhe shumë shpejt ‘feta’ u kthye në trend me memet që përfshinin Zuckerberg-un dhe djathin e famshëm grek. Zinxhiri i ushqimeve të shpejta Wendy’s gjithashtu bëri shaka se do ta ndryshonte emrin në “Meat” ose “Mish”.

Jack Dorsey i “Twitter”-it postoi një përkufizim fjalori të termit në anglisht, duke thënë se “meta” do të thotë “t’i referohesh vetvetes ose konventave të zhanrit të tij; vetëreferuese.”

Megjithatë, sapo t’i kaloni memet dhe talljet, prezantimi i Zuckerberg-ut zbuloi një plan ambicioz për atë që ai e quajti “internet i mishëruar“, një kombinim i realitetit virtual dhe të shtuar që do të përjetohet përmes sensorëve të lëvizjes, syzeve inteligjente dhe teknologjive që ende nuk janë shpikur.

Siç shkruan RT, një nga teknikët e kompanisë përmendi se projekti do të kërkojë “përparime të mëdha teknologjike” gjatë viteve të ardhshme. Ata tashmë po punonin në gjëra të tilla si “avatarët fotorealistë”.

Kjo gjithashtu tërhoqi shpejt krahasimet me Matrix, një botë virtuale nga distopia fantastiko-shkencore e vitit 1999.

Të tjerë e mbështesnin nocionin e një realiteti virtual, por u ankuan se Facebook është “kompania e gabuar” për ta drejtuar atë. Fast Company e quajti atë “një platformë të gjerë për dezinformim”, duke përmendur si provë teoritë e konspiracionit si “ndërhyrja ruse” në zgjedhjet amerikane dhe pretendimi se “kryengritja” e 6 janarit ishte planifikuar atje nga “terroristët vendas”.

“Unë besoj se metaverse është kapitulli tjetër për internetin”- argumentoi Zuckerberg, duke thënë se do të jepte premtimin përfundimtar të teknologjisë: “të jesh së bashku me këdo… teleportohesh kudo… të krijojsh dhe të përjetosh çdo gjë.”

“Një e ardhme ku me vetëm një palë syze do të jeni në gjendje të dilni përtej botës fizike.”- sikurse shprehet ai.

Që nga themelimi i Facebook-ut në vitin 2004, Zuckerberg ka arritur të fitojë para nga marrëdhëniet sociale dhe të krijojë një perandori masive mediatike. Prezantimi i së enjtes sugjeron diçka shumë më ambicioze: një vizion për të ardhmen e njerëzimit përtej kufizimeve të fizikës, edhe pse forcat politike që ai vetë ka mbështetur vazhdojnë të pikturojnë një objektiv në shpinë të tij.