Demonstruesit dolën në rrugë në Romë dhe Milano, pas votimit të Senatit të Italisë për një projektligj kundër homofobisë. Ai propozoi të barazohej diskriminimi anti-LGBT me racizmin dhe të ngrihej orientimi seksual dhe temat gjinore në shkolla.
Dokumenti polemizues, i njohur si ‘ligji i Zanit’ sipas emrit të nismëtarit të tij, deputetit të qendrës së majtë të Italisë dhe aktivistit të të drejtave LGBT Alessandro Zan, u refuzua me 154 vota në Senat të mërkurën, ndërsa 131 anëtarë votuan pro.
I prezantuar për herë të parë në dhomën e ulët të parlamentit në maj 2018, ai kaloi Dhomën e Përfaqësuesve vitin e kaluar në nëntor, por u përball me sfida në Senat. Parlamenti tani nuk do të jetë në gjendje të rihapë diskutimet mbi ligjin e propozuar për gjashtë muajt e ardhshëm, gjë që lë pak kohë që ai të miratohet fare përpara se të skadojë legjislacioni. ‘Ligji ka vdekur’, tha senatori Dario Parrini për Reuters.
Me faktin se ligji ka ndezur debate të ashpra midis liberalëve dhe konservatorëve, kundërshtarët e tij sugjeruan ndryshime në dokumentin fillestar. Udhëheqësi i Lega Nord të Italisë dhe ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini tha se refuzimi i politikanëve pro ligjit për dialog e ktheu legjislacionin në ‘vite diskutimesh të padobishme’. Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, dhe ministri i Punës, Andrea Orlando e quajtën vendimin e Senatit një ‘turp’.
“E kuptuam që kishte një mashtrim.” – tha një protestuese në kryeqytetin italian për RT, duke shtuar se ajo dhe shoqëruesit e saj do të ‘luftojnë për të arritur të drejtat’.
Nëse miratohej, projektligji do të kishte shtuar kategori të reja në seksionin e kodit penal të Italisë që në mënyrë specifike i nxjerr jashtë ligjit krimet e urrejtjes dhe diskriminimin. Projektligji i ri do të kishte shtuar aktet e diskriminimit dhe dhunës bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor, seksin dhe aftësinë e kufizuar në listën e veprave të dënueshme ligjërisht me dënime me burg dhe gjobë.