Shumica ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri për ndryshimin e Kodit të Familjes.
Po kështu PS-ja ka depozituar edhe një projektligj për birësimin që u jep të drejtën e birësimit edhe personave që nuk janë të martuar.
Ligji i deritanishëm përcakton se të drejtën për birësim e ka vetëm një çift bashkëshortësh i martuar.
Pjesë e ligjit është edhe propozimi që lejon birësimin e një fëmije nga një person i vetëm apop një çift që bashkëjeton prej tre vitesh.
Për ndryshimin e Kodit të Familjes duhen edhe votat e PD-së së drejtuar nga Basha e LSI-së që drejtohet nga Kryemadhi.