Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Meta presin në takim Ministrin e Jashtëm të Kinës: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve


Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang YI ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Mësohet se gjatë takimit në Presidencë me Metën, bisedimet u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 “Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë.”– tha presidenti Meta gjatë takimit.

Ai theksoi rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB. Meta e siguroi YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë.

Ndërkohë nuk janë zbardhur ende detaje nga takimi i ministrit Kinez me Ramën.