Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës.
Mësohet se janë rivarrosur eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në periudhën 1940-1941.
“Balkanweb” shkruan këtë ceremoni kanë qenë prezent përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës.
Po ashtu, në këtë ceremoni ka rënë në sy pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës Dimitris Saharidis, e sekretares së çështjeve politike në Ambasaden greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefektit të Maqedonisë Perëndimore Jorgos Kasapidis, si dhe admiralit Dhimitrios Milas që është nga komiteti i eksperteve shqiptaro- grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të Ushtrisë Greke.
Rivarrimi i eshtrave të 37 ushtarëve grekë do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera, kur të ndërmerret zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale në krahun lindor të saj.