Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e gazit në Berat, shkatërrohet banjo dhe korridori i banesës


Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.

Mësohet se bombola 3 kilogramëshe ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë, ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij në lagjen “Uznovë”. Familjarët të tmerruar kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen. Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa është shkatërruar komplet tualeti dhe korridori i banesës.

Bombola e gazit ka qenë drejt përfundimit dhe kjo ka minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj. Paraprakisht dyshohet se bombola ka pasur rrjedhje dhe shpërthimi ka qenë i fortë edhe për shkak të ambientit të mbyllur ku ishte vendosur.