Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas mbledhjes së sotme të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, ku u diskutua mbi performancën në ndërmarrjen e ujësjellësit.
Në një postim në “Facebook”, Vasili thotë se janë shpenzuar plot 1.2 miliardë euro dhe se nuk është bërë asgjë për të justifikuar këtë shumë, pasi e vetmja gjë e arritur janë depozitat e ujit nëpër tarracat e pallateve.
Vasili shprehet se kushtet e vështira higjeno sanitare kanë sjellë edhe helmimin e qindra qytetarëve si në rastin ditëve të fundit në Krujë. Nënkryetari i LSI-së shprehet se Shqipëria nuk ka SPAK “se po të kishte do t’i kishte çuar me kohë para drejtësisë” Ramën dhe të emëruarit e tij.
POSTIMI I VASILIT
1.2 miliard euro për ujin rezultati: Depozita, bote, ujë i ambalazhuar!!
Edi Rama deklaron se 1 miliard e 200 milion euro janë shpenzuar nga qeveria për ujin.
Ja çfarë deklaron Rama:
“Këtu kam një vlerë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014, Janë mbi 1 miliardë euro, që jemi të saktë fare është 1 miliardë e afro 200 euro”.
Rezultati i kësaj grabitje të 1 miliard e 200 milion euro është:
1.Rritja e çmimit të ujit me 40%.
2.Vazhdojnë qindra mijra depozita uji anë e mbanë vendit mbi pallate, oborre e ngado.
3.Qytetarët blejnë ujin me bote.
4.Qytetarët blejnë ujë të ambalazhuar se uji i pijshëm është i pasigurtë.
5.Siguria sanitaro higjenike e ujit është në gjendje të mjeruar.
6.Qindra qytetarë të helmuar nga uji i ndotur dhe i pakontrolluar nga qeveria e shpartalluar.
Shqipëria nuk ka SPAK se po të kishte do ti kishte çuar me kohë para drejtësisë Ramën me gjithë batakçinjtë që ka nga pas.