Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet sekretari në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit


Zgjidhet më në fund sekretari në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Emri që u propozua nga nënkryetari i Komisionit, Tonin Gogu, ishte ai i deputetit socialist, Klevix Xhoxhi.

Ky propozim u miratua edhe nga të gjithë anëtarët e opozitës.

“Sekretari i takon pjesës së shumicës. E hedh në votim. Të gjithë pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Zoti Klevis Xhoxhi zgjidhet anëtar i Komisionit. Urime zoti Xhoxhi.”- tha kryetari i këtij Komisioni, Enkelejd Alibeaj.

Pas zgjedhjes së Sekretarit, deputetja scialiste Blerina Gjylameti kërkoi që mbledhjet e këtij komisioni të zhvillohen në orën 17:00, duke qenë se më herët mbahen edhe komisionet e tjera parlamentare. Mirëpo ende nuk ka një dakordësi mbi ditën se kur do të mbahet Komisioni.

Klevis Xhoxhi