Një 38-vjeçar, ka kanosur me pistoletë zhurmuese infermieren e një spitali në Tiranë. Sipas policisë, i dyshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor, konkretisht skizofrenia.
Pas incidentit, uniformat blu zhvilluan një kontroll në banesën e 38-vjeçarit, të cilit i është gjetur dhe një pistoletë çakmak, një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor (skizofreni) pasi në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit.
Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.