Vendosni fjalën kyçe....

7 humbje jete e 547 raste të reja me koronavirus


7 pacientë kanë humbur jetën në spital së fundmi lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri.

Bëhet fjalë për dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç e një qytetar nga Tirana 75 vjeç.

Nga 3015 testime të kryera janë gjetur 547 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spital po mjekohen 154 pacientë nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.