Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë viktimë, regjistrohen 25 raste të reja me Covid në Kosovë


25 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, megjithatë nuk ka asnjë vdekje të shënuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare ku thuhet se 25 rastet e reja janë konfirmuar pas testimit të rreth 2 mijë mostrave.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohë qytetarëve u bëhet thirrje që të respektojnë masat për mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës sociale dhe higjienës personale.