Vendosni fjalën kyçe....

Babai në Kamëz dhunon barbarisht vajzën 6-vjeçe, policia dyshime se mund të ketë abuzuar me të


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një baba i ri ka dhunuar dhe ka bërë për spital vajzën e tij 6-vjeçare.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin me inicialet R. K, 27 vjeç: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”.

Sipas ‘Balkanweb’, vajza në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm me babain në shtëpi pasi nëna ka qenë në punë.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, babai ka thënë së fëmija e bezdiste prandaj e kishte dhunuar.

Mirëpo përveç dhunës fizike, policia ka dyshime se mund të ketë pasur edhe abuzim seksual dhe për këtë arsye fëmija po i nënshtrohet kontrolleve nga mjekët ligjorë. Vogëlushja u është nënshtruar disa ndërhyrjeve mjekësore, sepse ka dëmtime të rënda në organet e brendshme. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.